Shalke i jep fund serisë prej 30 ndeshjeve pa fitore në Bundesligë, mund Hofenhajmin (VIDEO)

Shalke 04 i ka dhënë fund serisë prej 30 ndeshjeve pa fitore në Bundesligë, teksa sot në kuadër të javës së 15-të mundi Hofenhajmin me shifrat 4:0, njofton “infOSport.mk”. Kjo fitore e skuadrës nga Gellzenkirshen përveç që ka gëzuar vetë ata, ka gëzuar edhe ekipin amator të Tasmania Berlin, që luteshe Shalke të fitonte takimin e sotëm, me qëllim që ata të mbajnë në zotërim ende rekordin më negativ të një skuadre në Bundesligë.

Tasmania Berlin pjesë e Bundesligës ishte në edicionin 1965/66, kur edhe kishte vendosur rekordin negativ prej  31 ndeshjeve pa fitore në Bundesligë.

Ndryshe për fitoren e Shalke 04 kundër Hofenhajmit u përkujdes Matju Hoppe, i cili realizoi “hat-trik”, ndërsa një gol tjetër shënoi marokeni Amine Harit.

Një fitore edhe më të thellë këtë xhiro realizoi Frajburgu i Amir Abrashit, që mundi 5:0 Këllnin, Bajer Leverkuseni barazoi 1:1 përballë Verder Bremenit, Union Berlini dhe Volfsburgu barazuan me shifrat 2:2, ndërkohë Ajntraht Frankfurti morri një fitore të rëndësishme 2:0 në transfertën ndaj Majncit.

Leave a Reply