Renova gjen zëvendësuesin e Nezirit në portë!

Renova gjatë ditës së sotme përveç prezantimit të mesfushorit slloven, Marko Gajiç, ka prezantuar edhe portierin Vullnet Islami, i cili do të plotësojë vendin e lënë bosh pas largimit të portierit rezervë, Valon Neziri, njofton “infOSport.mk”.

Islami te skuadra nga Xhepçishti vjen nga rradhët e Korabit, ndërsa me ekipin “bardhekaltër” është lidhur me një kontratë një vjeçare.

Renova nuk është një klub i panjohur për Islamin, duke pasur parasysh se i njëjti kishte filluar karrierën me “gjipspuniesit”, teksa kishte luajtur edhe me Dritën e Bogovinës dhe së fundmi me Korabin.

Islami me Renovën kishte debutuar në një ndeshje të Ligës së parë me 31 majtë vitit 2017-të në ndeshjen kundër Pobedës nga Prilepi. Islami te Renova për pozitën e portierit të parë do të konkurrojë me Hadis Velii.

Leave a Reply