Pelisteri startoi përgatitjet me dy emra të rinj

Pelisteri të premten ka startuar me përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit 2020/2021 në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në grumbullimin e parë të ekipit nga Manastiri prezent ishin edhe dy përforcimet e deritanishme, për të cilat ju kemi informuar me kohë.

Fjala është për Darko Razmoskin, i cili Pelisterit iu bashkua nga rradhët e Bellasicës, dhe Riste Ilijovskin, që vjen nga ekipi i Tikveshit.

Deri me 25 janar skuadra do të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve në Manastir, që më pas fazën e dytë ta zhvillojnë në Strugë, aty ku kanë paraparë të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese, që trajnerit Dimitar Kapinkovski do i shërbenin si pasqyrë për formën e ekipit të tij, që e pret një pranverë e nxehtë.

Pelisteri stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 10-të me 18 pikë, nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply