FC Shkupi të premten u grumbullua për herë të parë si ekip në vitin 2021, me futbollistët që u paraqitën në stadiumin e Çairit pas plotë 3 javëve pushim.
Edhe pse plani fillimisht ishet që skuadra menjëherë të transferohet në Dojran për të vijuar me fazën e parë të përgatitjeve, një gjë e tillë nuk do të ndodh, pasi skuadra deri në fund të javës që vjen do të stërvitet në Shkup, që më pas e gjithë faza përgatitore të zhvendoset në Antali, ku do të ketë edhe ndeshje kontrolluese.
Kujtojmë FC Shkupi në stinorin pranveror do të udhëhiqet nga trajneri i ri, turku Hasan Ozer, i cili fitoi garën me strategun boshnjak, Mladen Zhizhoviç.