Ish-futbollisti i Interit, Daglas Maikon nga Brazili ka arritur në Itali ku do të nënshkruajë kontratë me klubin italian, Sona.
Maikon është një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë që ndonjëherë ka luajtur në Itali. Ai kishte qenë pjesë e “neroaxurrëve” për plotë 6 vite (2006-2012), duke zhvilluar plotë 248 ndeshje, ndërsa i njëjti vazhdon të luajë ende, edhe pse është 39-vjeçar.
Ai së fundmi ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Sona, që garon në Serie D.
Por, shtrohet pyetja, pse pikërisht ky klub? Kjo pasi pjesë e kësaj skuadre është edhe djali i tij 15-vjeçar,
“Jam i lumtur që jam rikthyer prapë në Itali dhe që do të luaj për klubin ku luan edhe djali im. Jam gati për këtë aventurë të re”, – është shprehur Maikon.