Bomba e ditës, Ferhan Hasani te Shkëndija, Besart Ibraimi te Tirana!?

Ferhan Hasani me shumë gjasa nuk do të pranojë ofertën e Tiranës dhe do të rikthehet në klubin e tij amë Shkëndija, derisa bomberi Besart Ibraimi, një ndër golashënuesit më të mirë në historinë e klubit tetovar do të transferohet te skuadra kampione e Shqipërisë. Është ky varianti i fundit që del në skenë, e që realisht mund edhe të realizohet, shkruan “infOSport.mk”.

Ferhan Hasani është një ikonë e Shkëndijës, ndërsa rikthimin e tij e presin me padurim gjithë armata e tifozëve “kuqezi”, të cilët në anën tjetër mund të humbasin goleadorin, Ibraimi, që është dëshirë e kahmotshme e Tiranës.

Për shërbimet e Ibraimit, Tirana interesohej që vitin e kaluar, ndërsa tani e sheh mundësinë edhe te paga më e lartë, që mund ti ofrojnë sulmuesit kërçovarë, duke pasur parasysh se në vendin tonë ka kohë që nuk fryn erë pozitive për futbollin, kjo pasi janë ulur rrogat e futbollistëve ndjeshëm, një plus kjo për kampionatin shqiptar dhe në këtë rast për Tiranën, që është e gatshme të ofrojë një shumë të majme për sulmuesin “kuqezi”.

Kujtojmë Ibraimi është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit tonë vendor, ndërsa edhe edicionin aktual i njëjti ishte lideri kryesor te Shkëndija me 14 gola të shënuar. Pikërisht golat e tij bëjnë që Tirana ta ëndërrojë atë, pasi Besart Ibraimi është një garanci për golin dhe një futbollistë ideal që mund ta ndihmojë Tiranën për të dalë sërish kampion.

Leave a Reply