Skuadra e Kukësit ku luajnë edhe tre ish futbollistët e Shkëndijës, Agim Ibraimi, Besir Demiri dhe Gjelbrim Taipi sot ka pësuar edhe një disfatë tjetër në kuadër të Superligës shqiptare, këtë herë duke u mundur në transfertën ndaj Laçit (2:3).
Me 3 golat e pësuar sot verilindorët kanë shkuar në numrin prej 10 golave të pranuar në tre ndeshjet e fundit, apo nga 3.3 gola për ndeshje.
Te Kukësi po kërkojnë me çdo kusht një mbrojtës cilësor dhe sipas burimeve tona të sigurta së fundmi në tavolinën e verilindorëve po përgatisin një ofertë për mbrojtësin Herdi Prenga. Ky i fundit tashmë është lojtar i lirë pas largimit nga kampionët e Letonisë, Fc Riga, aty ku luante bashkë me Stenio Zhunior, ish futbollistin e Shkëndijës që ditë më parë u bashkua me Partizanin.
Por dëshira primare e mbrojtësit është të mbetet jasht dhe opsioni më i mundshëm për të mbetet rikthimi në Kroaci, por gjithsesi nëse gjërat nuk shkojnë mirë mbrojtësi mund të pranojë të vijë të luaj te Kukësi deri në fund të sezonit aktual.