Rabotniçki është skuadra e rradhës që ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. “Romantikët” dolën sot në stërvitjen e parë të vitit 2021 me shumë risi, duke nisur nga trajneri dhe ndihmësit e tij, drejtori sportiv si dhe 5 futbollistë të rinj, që pritet të risinë cilësinë dhe konkurrencën në skuadër.
Siç dihet ekipin nga Parku i Qytetit në pjesën e dytë të sezonit 2020/2021 do ta udhëheq Aleksandar Vlaho, ndërsa ish trajneri i kësaj skuadre, Goran Stankovski, do të luaj rolin e drejtorit sportiv.
Rabotniçki rikthen një ish trajner, ish futbollisti i FC Shkupit merr postin e drejtorit sportiv!
Emra të rinj në rradhët e Rabotniçkit, janë portieri shqiptarë, Burhan Mustafa, mbrojtësi Andrej Kirovski, mesfushorët Andrej Lazarov dhe Marjan Ristovski, si dhe sulmuesi Mario Stankovski.
Pjesën e parë të përgatitjeve “romantikët” do ta zhvillojnë në Shkup, ndërsa në fazën e dytë ekipi do të transferohet në Ohër, aty ku edhe janë planifikuar të zhvillohen disa ndeshje miqësore.