Një lajm aspak i mirë për trajnerin Stefano Pioli në prag të ndeshjes me Torinon, e vlefshme për Kupën e Italisë. Trajneri i “kuqezinjëve” për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e njërit prej futbollistëve më në formë, Hakan Çalhanogllu.
Kështu turku i shtohet listës së madhe të futbollistëve të lënduar te Milani, pas Ibrahimoviç, Benaser, Gabia, Saelesmaekers, Rebiç dhe Kruniç (dy të fundit me Covid 19).
Çalhanoglu pas ndeshjes me Juventusin, është ankuar për një dhimbje në këmbë, ashtu që i njëjti tashmë edhe zyrtarisht mbetet jashtë listës së futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e 12 janarit kundër Torinos.
26 vjeçari këtyre ditëve pritet të ju nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, që më pas të vlerësohet edhe shkalla e lëndimit.