Boreci vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Pas Aleksander Borha dhe Luka Trajkovskit, emër i ri në rradhët e skuadrës nga Velesi, është sulmuesi anësor, Edi Basha, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në Bosnje e Hercegovnë, Kroaci dhe Slloveni.
Kroati 27-vjeçar së fundmi kishte qenë pjesë e skuadrës sllovene të Koper, ndërsa te Boreci vjen si agjent i lirë. Pikërisht te Koperi kishte kaluar momentet e tij më të mira në karrierë, teksa në 24 ndeshje kishte realizuar 11 gola.
Basha te Boreci pritet që të udhëheq sulmin bashkë me bashkëpatriotin e tij, Nikola Prelçec, që njëherit mban edhe shiritin e kapitenit.
Ditëve në vijim drejtuesit e Borecit pritet të sjellin edhe një mesfushorë nga jashtë, ndërsa gjithashtu janë në bisedime edhe me dy futbollistë nga vendi si dhe një portier, transmeton “infOSport.mk”.
Nesër edhe zyrtarisht skuadra e Gorazd Mihajllov do të nis përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit 2020/2021. Stinorin vjeshtorë skuadra e Borecit e mbylli në pozitën e 6-të.