Alpaj Jusuf është  një agjent i lirë, ndahet me Kit Go!

Alpaj Jusuf  është një futbollistë i lirë, pasi të enjten edhe zyrtarisht i dha fund aventurës 5 muajshe te skuadra e Kit Go, që garon në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori 22-vjeçar skuadrës nga Pehçeva iu bashkua korrikun e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Sileksit, mirëpo ja që aventura e tij te Kit Go nuk zgjati edhe shumë kohë. Ai me fanellën e skuadrës nga Pehçeva regjistroi 16 paraqitje, duke shënuar 3 gola.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, kumanovari Alpaj Jusuf përveç me Sileksin dhe Kit Go, ka luajtur edhe me Milanon dhe Lokomotivën e Shkupit.

Leave a Reply