Renova cakton miqësoret e para për vitin 2021

Renova është skuadra e parë nga ato të elitës që ka nisur përgatitjet për stinorin vjeshtorë. Derisa trajneri Qatip Osmani po kujdeset për seancat stërvitore, në anën tjetër drejtuesit e klubit po punojnë në caktimin e ndeshjeve kontrolluese të skuadrës së tyre, që pritet të ketë një pranverë shumë të nxehtë, nisur nga fakti se stinorin vjeshtorë e mbyllën në zonën e ftohtë, shkruan “infOSport.mk”.

Kështu miqësoren e parë skuadra nga Xhepçishti do ta ketë me 24 janar kundër Rabotniçkit, ndërsa vetëm dy ditë më pas në Tetovë “gjipspunuesit” do të përballen me Dritën e Bogovinës.

Ndeshjen e parë të muajit shkurt do ta zhvillojnë me datë 3 kundër Ohrid Lihnidos në Ohër, ndërsa po punohet në gjetjen edhe të disa kundërshtarëve tjerë, me qëllim që trajneri Osmani sa më i përgatitur dhe me një pasqyrë sa më të mirë për futbollistët të startojë stinorin pranveror.

Ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2021, Renova do ta zhvillojë në Tetovë kundër skuadrës së fundit në tabelë, Bellasicës.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply