Lajm bombë, talenti i Shkëndijës transferohet te gjigandët kroat të Dinamo Zagrebit!

Një lajm bombë na vjen nga Tetova, e që ka të bëjë me talentin e Shkëndijës, Neshat Murati. Informacione jo zyrtare pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se talenti 18-vjeçar i “kuqezinjëve”, që njëherit mbron edhe ngjyrat e Kombëtares U19 të Shqipërisë ndodhet në Zagreb, aty ku ditëve në vijim pritet që të prezantohet me fanellën e skuadrës kampione të Dinamo Zagreb.

Është ky pa dyshim një hap i madh në karrierën e këtij talenti, i cili te Shkëndija ka luajtur me grupmoshat e reja, mirëpo jo edhe me ekipin e parë.

Mosha e tij e re dhe kalimi në një skuadër me renome si Dinamo Zagreb, që njihet me punën që bënë me futbollistët e rinj, premtojnë shumë për këtë futbollistë që luan si mbrojtës, emrin e të cilit nuk duhet harruar, pasi në një të ardhme jo edhe aq të largët, Neshat Muratin mund ta shohim edhe në ndonjë klub më të madh europian. (infOSport.mk)

Leave a Reply