Dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia largohen nga Arbëria!

Dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Sunaj Hasan dhe Lutfi Bilali i kanë dhënë fund aventurës së tyre me fanellën e skuadrës së Arbërisë, që garon në Superligën e Kosovës. Një gjë të tillë ka raportuar gazeta “Zëri”, sipas së cilës përveç kësaj dyshe nga vendi ynë, pjesë e Arbërisë në pranverë nuk do të jenë edhe Filonit Shaqiri dhe Arbnor Gashi.

Janë këto largimet e rradhës nga skuadra lipjane që udhëhiqet nga Arbnor Morina, ndërsa vlen të theksohet se nga kjo skuadër që ditë më parë u larguan edhe Gëzim Rusi, Kujtim Qeli dhe Rilind Gërbeshi.

Ndërkohë emra të ri te Arbëria deri në këto momente janë: Elmir Lekaj, Aldin Axhoviç, Marclei Santos dhe boshnjaku Anes Hot, i cili skuadrës kosovare iu bashkua nga rradhët e Pelisterit.

Ndryshe, Arbëria tashmë i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, derisa në fund të këtij muaji do të udhëtojnë drejt Antalias në Turqi, aty ku do të zhvillojnë edhe fazën kryesore të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Kujtojmë Arbëria stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 6-të me 21 pikë, ashtu që e pret një pranverë e nxehtë në garën për mbijetesë.

 

Leave a Reply