Mbrëmja e djeshme nuk ishte shumë e mirë për Milanin, pasi “kuqezinjtë” regjistruan humbjen e parë pas 27 rezultatesh pozitive në Serie A.
Ishte Juventusi i Andrea Pirlos ai që ndali vrullin e “Djallit”, pasi i mposhti 1-3 në “San Siro”.
Përpos humbjes në duelin e djeshëm një tjetër rekord u vendos për Milanin, por në veçanti për familjen Maldini. Trajneri Pioli vendosi t’i jepte disa minuta Danielit dhe e hodhi në fushë në minutën e 81-të të takimit.
1000 – Quella odierna di Daniel contro la Juventus è la partita numero 1000 della dinastia #Maldini con la maglia del #Milan in #SerieA (647 Paolo, 347 Cesare e 6 Daniel). DNA.#MilanJuve pic.twitter.com/8fdGxe81gu
— OptaPaolo (@OptaPaolo) January 6, 2021
Kjo ishte ndeshja e gjashtë në Serie A për djalin e Paolos dhe ndeshja e 1.000 në Serie A për familjen Maldini.
Kujtojmë që historinë e ka filluar gjyshi i Daniel, Cesare, i cili ka luajtur 347 ndeshje në kampionatin italian. Më pas ishte Paolo me 647 ndeshje duke shkruajtur historinë e klubit milanez dhe tashmë është djali i tij, i cili po vazhdon atë që gjyshi i tij ka nisur vite më parë. (abcnews.al)