Çfarë po ndodh me skuadrat shqiptare, FIFA i bllokon merkaton edhe Skënderbeut!

 

Nuk ka qetësi për skuadrat e Superligës së Shqipërisë, edhe atë pikërisht në momentet kur ata planifikojnë të bëjnë transferimet e planifikuara. Pasi FIFA të martën njoftoi bllokimin e merkatos së kampionëve të Tiranës, gjatë ditës së sotme një gjë të tillë ka njoftuar edhe për klubin korçar të Skënderbeut, skuadër kjo që gjithashtu nuk mund të bëjë lëvizje në këtë janar.

Në merkaton e verës Skënderbeu arriti të gjejë një marrëveshje për pagesat e borxheve dhe mundi të hapë merkaton në ditët e fundit të saj, duke federuar lojtarët. Ndërkohë, mesa duket detyrimet nuk janë shlyer ende të gjitha dhe palët janë ankuar sërish në FIFA.

Kjo e fundit ka vendosur të bllokojë përsëri merkaton e korçarëve dhe atyre u duhet të shlyejnë gjithë detyrimet tashmë për të hapur sërish tregun e transferimeve.

Leave a Reply