Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës, stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë në grupin “B” në Ligën e Parë të Kosovës, mirëpo edhe kjo nuk ka mjaftuar që trajneri Jusuf Tortoshi të vazhdojë të udhëheq këtë skuadër edhe në stinorin pranveror, përcjellë “infOSport.mk”.
Kjo pasi drejtuesit e kësaj skuadre prishtinase kanë vendosur që të bëjnë ndryshime në shtabin teknik.
Ata postin e trajnerit sipas “Zëri.info” do i’a besojnë një trajneri boshnjak, emrin e të cilit nuk e bëjnë të ditur.
Ndryshe, me Tortoshin, Flamurtari i Prishtinës e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë me 23 pikë, po aq sa kanë edhe Ulpiana dhe Vitia në pozitat 2 dhe 3.