Tre dëshirat e Kuman për vitin 2021!

Barcelona nuk po shfaq aspak lojë të bukur këtë edicion, ndërsa më së miri flasin edhe rezultatet e “katalunasve”, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që gjiganti europian të mendojë shuë seriozisht për përforcime.

Trajneri Ronald Kuman tashmë ka gati listën me emrat e futbollistëve që dëshiron t’i sheh me fanellën e Barcelonës.

Mesfushori Xheorxhinjo Vijnaldum i Liverpullit është emri i parë që kërkohet me ngulm nga numri një i stolit katalan, i cili te Barcelona do të sheh edhe një “tulipan” tjetër, Memfid Depaj, që aktualisht luan me Lionin në Francë.

Emri i tretë që bënë pjesë në planet e Barcelonës dhe trajnerit të tyre holandez, është Erik Garsia i Mançester Sitit, që shihet si Zherard Pike i ri i skuadrës spanjolle.

 

Leave a Reply