Burhan Mustafa karrierën e tij do ta vazhdojë në vendlindjen e tij në Shkup, mirëpo këtë herë duke veshur fanellën e Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”. ish gardiani i FC Shkupit, i cili së fundmi mbronte ngjyrat e Borecit, të premten pritet të prezantohet te ekipi i tij i ri, kur edhe zyrtarisht me “romantikët” do të nis përgatitjet për stinorin pranveror.
Ndërkohë edhe Boreci ka reaguar shumë shpejtë, teksa ka gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për portierin me origjinë nga Tetova, Dejan Siljanovski, që në vjeshtë mbronte portën e Bellasicës.
Siljanovski te Boreci do të luftojë për vendin e titullarit me Miki Gjorgjievski, ndërsa vlen të përmendet se gjatë karrierës së tij, 26-vjeçari nga Tetova ka mbrojtur edhe për ekipin e Ljubotenit, Teteksit, Makedonija GJ.P dhe FK Sasa nga Kamenica.