Mesut Ozil mund të largohet që tani nga Arsenali dhe klubi londinez do ishte i kënaqur nëse do të ndodhte vërtetë një gjë e tillë, duke pasur parasysh se mesfushori gjerman me origjinë turke është jashtë planeve të tyre, e për më tepër është një ndër futbollistët më të paguar.
Madje në pjesën e parë të sezonit nuk ishte përfshirë në listën e skuadrës. Së fundmi ka një lajm konkret, teksa “Fooball London” raporton se Ozil është në bisedime të avancuara me klubin nga MLS liga amerikane, DC United.
Amerikanët mendojnë se 32-vjeçari do të ishte i duhuri për ta çuar klubin e tyre përpara. Fantazisti është nën kontratë me Arsenalin edhe për gjashtë muaj dhe tani i lind e drejta të flasë me çdo klub të interesuar.
Mbetet të shohim nëse amerikanët do i’a plotësojnë kërkesat futbollistit turk, i cili lidhet edhe me një rikthim të mundshëm te Fenerbahçe në vendlindjen e tij në Turqi.