Futbollistët e Makedonija GJ.P gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht nisën përgatitjet për stinorin pranveror, ku futen me ambicie të larta, e ku nuk përjashtohet edhe titulli kampion.
Trajneri Zhikica Tasevski pati grumbullimin e parë me skuadrën për vitin 2021, ndërsa në stadiumin në Gjorçe Petrov, mund të vërehej edhe prezenca e dy futbollistëve të rinj, që të dy brazilian.
Fjala është për Robson Da Silva, i cili kthehet në familjen “verdhekuq” vetëm pas 6 muajve aventurë te Bellasica, si dhe për mbrojtësin Çarlston, i cili vjen nga rradhët e Vardarit. Ky i fundit shihet si zëvendësim ideal për mbrojtësin e larguar bullgar, Kovaçev, i cili iu bashkua skuadrës kosovare të Lirisë së Prizrenit.
Ndryshe fazëën e parë të përgatitjeve, Makedonija GJ.P ka planifikuar ta zhvillojë në Shkup, ku do të qëndrojnë deri me 22 janar, që më pas të transferohen në Alania të Turqisë, ku edhe do të kenë fazën finale të përgatitjeve para startit të stinorit pranveror, që është paraparë për me datë 14 shkurt.
Ndeshjen e parë në pranverë, Makedonija Gj.P do ta zhvillojë buzë liqenit të Strugës, kundër Struga Trim Lum.