FC Shkupi më në fund ka zgjidhur çështjen e trajnerit, duke i’a besuar këtë post strategut turk Hasan Ozer, njofton “infOSport.mk”.
Ozer në postin e trajnerit te skuadra nga Çairi do të zëvendësojë bashkëpatriotin e tij, Umit Karan, i cili u largua në javën e fundit të dhjetorit, duke u rikthyer në vendlindje, për të marrë drejtimin e skuadrës së Menemenspor në Ligën e Parë turke.
Ozer gjatë karrierës së tij ka drejtuar vetëm ekipin boshnjak të Çelik nga Zenica, edhe atë në vetëm 6 ndeshje.
Ndryshe së fundmi ai kishte luajtur rolin e asistentit te Jeni Malatyaspor, ndërsa këtë post e kishte ushtruar edhe te skuadrat, si: Manisaspor, Gaziantepspor, Bursaspor, Rizespor dhe Kajzerispor.
Në garë për postin e trajnerit te FC Shkupi ishte edhe strategu boshnjak, Mladen Zhizhoviç, i cili në një prononcim për “infOSport.mk”, tregoi edhe arsyen e dështimit të kontratës me skuadrën “bardheblu” nga Çairi (këtë lajm do e publikojmë vetëm pas pak).
Ndryshe prezantimi i Hasan Ozer para opinionit sportiv në vend pritet të ndodh me 8 janar, kur FC Shkupi edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për stinorin pranveror.