Deklarata e Erdon Dacit pas ndeshjes, nuk harron pa falënderuar edhe Cikalleshin (VIDEO)

Një ndër talentët më të mëdhenj shqiptarë të futbollit, Erdon Daci, vitin 2021 e ka nisur me një këmbë të mbarë, njofton “infOSport.mk”, Shkupjani i cili për disa ditë qëndroi në vendlindje pranë familjes së tij, rikthimin në Turqi e bëri me shumë stil, pasi në ndeshjen e parë të vitit të ri arriti që të shënojë dy gola, edhe atë ndaj një ekipi gjigand, siç është Galatasaraji.

Vërtetë e bukur kjo, për më tepër që falë golave të Dacit, Konjaspor në fund shënoi fitore 4:3.

Daci 4 minuta para fundit të pjesës së parë realizoi golin e parë në këtë ndeshje, dhe në përgjithësi edicionin e sivjetshëm në Superligën turke, derisa vetëm pas disa sekondave lojë në pjesëne dytë, shkupjani realizoi edhe golin e dytë personal, duke krijuar sërish epërsi për Konjasporin.

Pas përfundimit të ndeshjes, Daci, si një ndër futbollistët më të dallluar foli edhe për mediat turke, ku ndër të tjerash nuk la pa e falënderuar edhe bashkëkombasin e tij të skuadrës, Sokol Cikalleshi.

“Jam shumë i lumtur. Morëm 3 pikë kundër një rivali si Gallatasaraji. Dua të falenderoj trajnerët e mi, ata më besojnë edhe kur luaj keq. Nuk doja të zhgënjeja atë besim. Cikalleshi është një lojtar luftëtar. Na ndihmoi shumë. Mund të them se i shënova dy golat falë tij”, ka thënë Eridon Daci.

Falë fitores së mbrëmshme, Konjaspor i Dacit dhe Cikalleshit, renditet në pozitën e 8-të me 22 pikë, ndërkohë Galata mbetet në pozitën e katërt me 30 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply