Tirana në orët e vona të së hënës konfirmoi huazimin e sulmuesit kumanovar të Jang Bojsit, Taulant Seferi, i cili beson se ka marrë vendimin e duhur dhe se përmes ndeshjeve me skuadrën kampione të Shqipërisë, ai do të kthehet edhe më fuqishëm aty ku edhe e ka vendin.
Ai thotë se te Tirana erdhi për të ndihmuar këtë skuadër që sërish të shpallet kampion dhe se do të jap më të mirën nga vetja.
“Do jem në huazim për 5 muaj te KF Tirana. Do ta ndihmoj ekipin duke dhënë maksimumin tim, me shpresë që në fund të sezonit të jemi kampion të pa diskutushëm, duke shpresuar se në klub ka frymzëim kampioni, duke dhënë më të mirën nga vetja për ekipin. Ky huazim do të më ndihmoj edhe mua që të kthehem më i fuqishëm, aty ku edhe e kam vendin” – ka shkruar Seferi në faqen e tij zyrtare.
Seferi pjesë e Jang Bojs është që nga janari i vitit 2015-të, kur u transferua nga rradhët e Rabotniçkit. Ai me ekipin e parë të skuadrës kampione të Zvicrës ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje, ndërsa pikërisht konkurrenca e madhe ka bërë që i njëjti të huazohet nëpër disa klube tjera zvicerane. Ai ka luajtur me Vohlen, Nojshtel Ksamaks dhe Vinterur, me të cilën skuadër njëherit ka kaluar momentet e tij më të mira, ku në 35 ndeshje kishte regjistruar 11 gola dhe 5 asistime.
Kujtojmë Taulant Seferi është edhe pjesë aktive e Kombëtares shqiptare, me të cilën skuadër ka zhvilluar 5 paraqitje.