Fatjon Jusufi pritet të jetë përforcimi i parë i Vllaznisë në këtë merkato janari. Edhe pse nuk është zyrtare, burime të besueshme pranë klubit shkodran bëjnë me dije për “neësport.al” se mes tij dhe kuqebluve ka pasur tratativa prej disa ditësh.
Mesfushori tetovar gjatë ditës së sotme konfirmoi ndarjen me FC Shkupin, për të cilën skuadër në 16 ndeshje të zhvilluara në stinorin vjeshtorë, realizoi 2 gola.
Kujtojmë Jusufi edhe më parë ishte pjesë e futbollit shqiptarë, duke veshur fanellën e Partizanit për pak ditë në janar të vitit 2018-të, por u largua shumë shpejtë pasi nuk u përshtat me të kuqtë pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.
Kujtojmë Jusufi te FC Shkupi erdhi nga rradhët e skuadrës armene të Shirak Gyumri verën e vitit 2019-të, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor, përveç me FC Shkupin ka luajtur edhe me Renovën.