Albion Ademi mund të bëhet futbollisti i rradhës shqiptarë që mund të luaj në kampionatin elitar të Turqisë.
Sulmuesi i skuadrës finlandeze, Mariehamn i është sugjeruar skuadrës së Trabzonsporit, ka raportuar të hënën mediumi Gazetadamga.
21-vjeçari ka shkëlqyer edicionin që përfundoi në fund të vitit të kaluar duke shënuar 14 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje.
Ademi te Mariehamni u transferua në janar të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij viti. Ai karrierë më herët ka bërë edhe te skuadrat tjera finlandeze, si: Inter, Kemi Kings dhe TPS.