Renova nesër prezanton një sulmues kolumbian

Qatip Osmani prej nesër në disponim pritet të ketë edhe sulmuesin kolumbian, Xhon Edu Mena Perez, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një sulmues 23-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës kolumbiane të Llaneros FC, ndërsa te Renova pritet që të ngrisë konkurrencën në repartin më të avansuar.

Drejtuesit e Renovës që në fillim të këtij edicioni kishin tentuar të bënin për vete 23-vjeçarin nga Quibdo, mirëpo për shkak problemeve me dokumentacionin, i njëjti nuk kishte mundur ti bashkohet skuadrës tetovare.

Tashmë kur gjithçka është në rregull, Xhon Mena, pritet që nesër të zbarkojë në Tetovë dhe të prezantohet para pjesës tjetër të skuadrës.

Kujtojmë në pranverë pjesë e Renovës do të jetë edhe 21-vjeçari, Arlind Aliti, i cili për “gjipspunuesit” do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës.

Leave a Reply