Pas Artan Veliut, edhe një tjetër futbollistë ndahet me Renovën!

Pas Artan Veliut nga rradhët e Renovës është larguar edhe Vahit Murati, ndërsa që më parë, menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtorë, nga rradhët e skuadrës nga Xhepçishti ishte larguar edhe Sulejman Kulibali, njofton “infOSport.mk”.

Gjithë këto largime drejtuesit e Renovës pritet ti zëvendësojnë gjatë këtyre ditëve, ndërsa veçmë përforcimi i parë ka arritur, edhe atë nga fqinjët e Shkëndijës. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Arlind Aliti, i cili do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa gjatë ditës së nesërme skuadrës së Qatip Osmanit, pritet ti bashkohet edhe sulmuesi kolumbian, Xhon Edu Mena Perez, transmeton “infOSport.mk”.

Mirëpo këtu nuk do të jetë fundi i përforcimeve te Renova, drejtuesit e së cilës skuadër pritet që të sjellin përforcime në çdo repart, me qëllim që sa më të përgatitur dhe me forca të reja të mirëpresin stinorin pranveror, ku si synim kryesor do të kenë mbijetesën.

Leave a Reply