Vjen lajmi i shumëpritur për skuadrën shqiptare të Partizanit! Skuadra nga kryeqendra shqiptare, ka fituar zyrtarisht gjyqin në KAS, për zhbllokimin e merkatos. Skuadra nga Tirana ka marrë përgjigje pozitive nga KAS dhe tani mbetet vetëm që të fillojnë punën për përforcimin e skuadrës me lojtarët e nevojshëm.
Kujtojmë që Partizani u dënua pak muaj më parë për çështjen “Çinari”, me tri sesione merkato bllokim dhe me një gjobë 83 mijë euro.
Ky vendim, u apelua nga drejtuesit, ndërkohë që sot ka mbërritur dhe përgjigjia pozitive.
Me zhbllokimin e merkatos Partizani do të ketë më shumë shanse për të luftuar për titullin kampion, duke parë që trajneri Daja arriti t’i marrte maksimumin grupit që kishte në fillim të sezonit.