Messi te Barcelona, Suarez tashmë te Atletiko thyen rekorde

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Luis Suarez, ka thyer një rekord ku është bërë lojtari me startin më të mirë tek “Jorganxhinjët”.

Luis Suarez vazhdon paraqitjet fantastike me Atletiko Madrid, si në fitoren fundit kundër Alaves kur sulmuesi vendosi një rekord për startin më të mirë në klub nga një lojtar në shekullin 21, transmeton lajmi.net.

Uruguajani ishte i padëshiruar nga trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, dhe u largua në mënyrë jo korrekte verën që lamë pas, këtë e tha edhe Lionel Messi i cili u shpreh i zhgënjyer me trajtimin e klubit që i bëri atij.

Pavarësisht nga kjo, ai është duke shkëlqyer në fanellën e Atletikos, dhe faktikisht është lojtari kryesor në këtë sezon.

Ai kishte shënuar golin i tij të 9-të në La Liga, një gol që e barazoi në krye të golashënuesve me Zherard Moreno dhe Iago Aspas.

Dhe me dy asistimet që bëri, ai është bërë lojtari më startin më të mirë tek Atletiko Madrid.

Golat dhe asistimet e tij, gjithsej 11 total, e vënë uruguajanin para Radamel Falkao për startin më të mirë të një lojtari te Atletiko Madridi gjatë këtij shekulli.

Leave a Reply