Vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit dhe 3 disfata të njëpasnjëshme kanë dridhur seriozisht karrigen e trajnerit Frank Lampard tek Çelzi, derisa sipas portalit francez “Le10Sport”, pronari i “bluve” të Londrës, manjati rus, Roman Abramoviç po mendon emërimin e Andrij Shevçenkos si trajner të skuadrës së tij.
Të dy kanë qenë së bashku tek Çelzi në vitin 2006, ku Abramoviç ishte i mahnitur pas paraqitjeve me Milanin ku ukrainasi arriti të fitonte dhe “Topin e Artë” dhe pronari rus nuk u mendua dy herë për t’a bërë për vete sulmuesin ukrainas.
Tashmë rrugët e tyre mund të bashkohen përsëri por kësaj here si një Shevçenko si trajner dhe jo si lojtar.