Korabi ka zgjedhur çështjen e trajnerit, teksa sot këtë post i’a ka besuar kërçovarit, Nazmi Ajdini, njofton “infOSport.mk”. Ajdini në postin e trajnerit do të pasojë Bobi Stojkoskin, i cili u shkarkua nga ana e drejtuesve të Korabit me të përfunduar stinori vjeshtorë.
Ajdini për herë të fundit kishte udhëhequr Vëllazërimin e Kërçovës, ndërsa tashmë me Korabin do të tentojë të bëjë më të mirën, duke kërkuar dy pozitat e para në tabelën e klasifikimit.
Stinorin vjeshtorë skuadra dibrane e mbylli në pozitën e 5-të me 24 pikë, 6 më pak se skuadra e dytë në renditje, Veleshta. Kujtojmë kampion vjeshtorë në Konferencën e Perëndimit u shpall skuadra e Skopjes me 37 pikë.