Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer bënë pjesë në grupin e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Beneventos, njofton “infOSport.mk”.
Danezi kështu rikthehet me ekipin pas plotë 1 muaji, që kur me datë 3 dhjetorë të vitit të kaluar kishte pësuar një dëmtim në ndeshjen e Liga Europa kundër Selltikut.
Gjithashtu për ndeshjen me Beneventon do të rikthehet edhe Samu Kastiljeho, që është rikuperuar plotësisht, ndërsa rikthehet edhe Frank Kesie pas dënimit të kaluar.
Ndërkohë mbeten jashtë garës edhe më tej, Zlatan Ibrahimoviç, Ismael Benaser dhe Mateo Gabia, që vazhdojnë rikuperimin.
Për herë të parë në mesin e futbollistëve të grumbulluar bënë pjesë edhe mesfushori 19-vjeçar, Marko Romano Frigerio.
Megjithatë, Stefano Pioli për ndeshjen me Beneventon nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Teo Hernandez. Mbrojtësi i krahut të majtë është i dënuar dhe do të humbas edhe ndeshjen e dytë këtë edicion në “Serie A”. Ndeshjeve të fundit, Hernandez luante rolin e heroit të Milanit, duke shënuar disa gola mjaft të rëndësishëm.
Hernandez ka shumë merita që Milani nuk ka pësuar ende asnjë disfatë në kampionat dhe që kuqezinjtë po ruajnë pozitën e parë në rendutje. Dy golat e tij i siguruan një pikë Milanit në ndeshjen kundër Parmës. Edhe pse rossonerët në atë ndeshje ishin në disavantazh prej dy golave, Hernandez me një gol të shënuar në minutat shtesë, në fund shpëtoi ekipin e tij, transmeton “infOSport.mk”.
Ndërkohë vetëm 10 ditë më parë, me një gol tjetër të shënuar në minutat shtesë të takimit, francezi i dha fitoren Milanit në ndeshjen derbi kundër Lacios (3:2).