Renova në prag të stinorit pranveror pasurohet me dy super talentë

Renova nesër edhe zyrtarisht pritet të startojë me përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa burime të “infOSport.mk”, mësojnë se nën urdhërat e trajnerit Qatip Osmani do të vihen edhe dy talentë që vijnë nga shkolla e kësaj skuadre.

Fjala është për Eren Memedin dhe Amar Emurlin, dy super talentë që cilësitë e tyre i kanë dëshmuar me ekipin e të rinjëve, ndërsa shpresojnë që një jgë të tillë të bëjnë edhe me ekipin e parë, veçanërisht kur Renova tashmë udhëhiqet nga një strateg, i cili beson shumë tek të rinjët.

Përveç këtyre dy emrave që i zbuloi “infOSport.mk”, nesër pritet të ketë edhe ndonjë risi tjetër, teksa drejtuesit e Renovës kanë paralajmëruar freskime në të gjitha repartet.

Fazën e parë të përgatitjeve, Renova do ta zhvillojë në Tetovë, deri me 22 janar, që më pas të transferohet në Ohër, aty ku do të qëndrojë deri me datë 3 shkurt.

Leave a Reply