Renova prej nesër do të nis përgatitjet për stinorin pranveror, ku do të mundohet që sa më shpejt të zgjidh çështjen e mbijetesës, njofton “infOSport.mk”. Kujtojmë skuadra nga Xhepçishti pjesën e parë të sezonit 2020/2021 e përfundoi në zonën e ftohtë, ndërsa besojnë se në pranverë do akomodohen me kohën dhe se së shpejti do të ngjiten më lartë në renditje.
Fazën e parë të përgatitjeve, Renova në Tetovë do ta zhvillojë deri me 22 janar, që më pas të transferohen në Ohër, aty ku do të zhvillojnë edhe fazën e dytë të përgatitjeve deri me datë 03 shkurt.
Kujtojmë stinori pranveror në Ligën e Parë starton me 14 shkurt, ndërsa ndeshjen e parë skuadra e trajnerit Qatip Osmani do ta zhvillojë kundër Bellasicës në Tetovë.