Barcelona falë fitores ndaj Hueskas, ka arritur që të tejkalojë në renditje Seviljën, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Ronaldo Kuman falë golit të shënuar nga Frenki De Jong mundi Hueskan në transfertë me rezultatin minimal 1:0. Katalunasit humbën shumë raste gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën edhe pse rrezikuan në disa raste, në fund morrën atë që ju duheshe, fitoren dhe 3 pikëshin.
Hueska pas kësaj disfate mbetet e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë, ndërkohë në anën tjetër Barcelona me 28 pikë renditet në pozitën e 5-të.
Lionel Messi, i cili mungoi në ndeshjen kundër Eibar, u rikthye sonte titullarë, por pa mundur të shënojë, edhe pse regjistroi një jubile me fanellën e Barcelonës. Argjentinasi regjistroi ndeshjen №750 në përgjithësi me fanellën “blaugrana”, ndërsa №500 në La Liga.