Ish futbollisti i FC Shkupit largohet nga Renova

Ish futbollistin e FC Shkupit, Artan Veliun, viti 2021 do ta gjejë me skuadër të re, njofton “infOSport.mk”. 23-vjeçarit nga Gostivari i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Renova, me të cilën skuadër edhe i skadoi kontrata që kishte.

Edhe pse palët ishin ulur në tavolinën e bisedimeve, ata nuk ishin dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit, me ç’rast Veliu tashmë është një futbollistë i lirë.

Sulmuesi nga Gostivari skuadrës tetovare iu bashkua gushtin e vitit 2019-të, kur kaloi nga rradhët e FC Shkupit.

Ai brenda kësaj periudhe me fanellën e skuadrës nga Xhepçishti zhvilloi 28 ndeshje, 16 prej të cilëve këtë edicion, ku edhe shënoi 1 gol, edhe atë pikërisht ndaj ish skuadrës së tij, FC Shkupit.

Leave a Reply