Futbollisti i Ballkanit: Ëndërroj dhe shpresoj të luaj për Mançester Junajtedin!

Si çdo futbollist i ri shqiptarë, ashtu edhe goleadori i stinorit vjeshtorë në Superligën e Kosovës, Mirlind Daku, ka një ëndërr që të luaj në ligat më të mira në botë, shkruan Gazetasheshi.com

Daku i cili po shijon suksesin ishte i ftuar në TV “Kanal 10”, teksa po jepte intervistën e tij, tregoj se preferon Mançester Junajtedin, dhe se një ditë shpreson të veshë fanellën e “Djajtë të Kuq”.

“Ekipi im i ëndrrave është Mançester Junajtedi, pasi si fëmijë jam rritur duke bërë tifo për ta. Dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt ta përjetoj nga brenda klubin. Nëse vazhdoj me këtë ritëm dhe nëse nuk kam lëndime dhe diçka të keqe nuk do luajë në asnjë ekip tjetër të Kosovës, por jashtë”-  është shprehur Mirlind Daku.

Leave a Reply