Arbëria transferon sulmuesin e Pelisterit

Skuadra e Superligës së Kosovës, ka arritur që të bëjë për vete sulmuesin e Pelisterit, Anes Hot, njofton “infOSport.mk”. Lajmin për largimin e tij nga rradhët e skuadrës nga Manastiri e kishim bërë të ditur që disa ditë më parë, ndërsa tashmë 25-vjeçari boshnjak me origjinë shqiptare, ka vendosur të provojë veten në futbollin kosovar, duke pranuar ofertën e skuadrës së Arbërisë.

Hot në futbollin tonë vendor erdhi korrikun e vitit 2020-të, kur iu bashkua Pelisterit, mirëpo i njëjti nuk arriti që të bind me paraqitjet e tij.

Ai me fanellën e skuadrës nga qyteti i Alfabetit në stinorin vjeshtorë luajti në 14 ndeshje, duke regjistruar 2 gola dhe 1 asist. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe në futbollin serb, duke veshur fanellën e Novi Pazar.

Leave a Reply