Real Madridi sonte kundër Selta Vigos pa kapitenin Ramos

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e tij sonte në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të në La Liga kundër Selta Vigos, përcjellë “infOSport.mk”.

Trajneri Zinedin Zidan ka publikuar emrat e 23 futbollistëve që janë përzgjedhur për këtë ndeshje, ndërsa në mesin e tyre nuk figuron ai i Serhio Ramos.

Sipas mediave në Spanjë, Ramos nuk ka mundur ta përfundojë stërvitjen e sotme për shkak dhimbjeve në stomak. Mbrojtësi spanjoll nuk ishte ndjerë aspak mirë, me ç’rast ishte marrë vendim që i njëjtë të mod luaj ndaj Selta Vigos.

Leave a Reply