Marselo është njëri nga futbollistët e Realit që pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” brenda këtij muaji ose në fund të sezonit.
Aventura e brazilianit me Realin e Madridit po shkon drejt fundit dhe te Reali kanë piketuar pasuesin e tij.
Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, Reali ka piketuar mbrojtësin e Sporting Lisbonës, Nuno Mendes si pasuesin ideal të Marselos.
Mendes ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe Reali do të duhet të paguaj 25 milionë euro për shërbimet e 19-vjeçarit.