Legjenda e futbollit kroat lëvdëron Ademin, ai e mban Dinamon

Robert Prosineçki është një nga legjendat e futbollit kroat, i cili kishte një karrierë shumë të suksesshme futbollistike, edhe pse një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe në karrierën e tij si trajner.

Megjithatë Prosineçki pa dyshim se është një ndër njohësit më të mirë të futboll në rajon, ndërsa i njëjti së fundmi ka dhënë një deklaratë për të përditshmene kroate, “Sportske Novosti”, ku ka folur edhe për Arijan Ademin, futbollistin shiptarë të Dinamo Zagrebit.

“Dinamo ka shumë futbollistë të mirë dhe tashmë disa vite po ëndron në skenë. Shumica me siguri nuk e kanë paramenduar fare se ekziston një kualitet i tillë, se Dinamo mund të luaj futboll të tillë. Në Dinamon e sotme ka futbollistë ë ndoshta askush nuk i llogariste, apo në Europë nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë karrierë të madhe. Mirëpo mendoj se Arijan Ademi është shumë i rëndësishëm, ai me vite si kapiten e mban këtë skuadër të Dinamos. Ademi ka shumë njohuri, shpirt luftarak dhe motorik” – është shprehur Robert Prosineçki.

Arijan Ademi pjesë e Dinamo Zagrebit është ë nga vera e vitit 2012-të, ndërsa brenda kësaj periudhe i njëjti ka regjistruar 270 ndeshje, 27 gola dhe 24 asiste.

I njëjti nga tetori i vitit 2014-të është pjesë e pandarë e përfaësueses së Maedonisë, për  të cilën ka regjistruar 18 ndeshje dhe 3 gola.

 

 

Leave a Reply