Futbollistët e Betisit, Hoakin, Andres Guardado dhe Martin Montoja janë tre futbollistët e infektuar, të cilët nuk do të mund të luajnë në derbin e madh ndaj Seviljës, kanë njoftuar nga klubi i La Liga-s.
Që të tre futbollistët ndjehen mirë dhe ndodhen në karantinë për momentin. Mungesa e tyre është një lajm jo i mirë për skuadrën e Betisit, që pas 16 xhirove renditet në pozitën e 10-të me 19 pikë, ndërkohë Sevilja me 26 pikë mban pozitën e katërt.