Nuk kanë kaluar as edhe një javë dhe si duket portieri shkupjan Burhan Mustafa do të bëhet me klub të ri.
Siç mësojmë, Mustafa është në bisedime me ekipin e Rabotniçkit, ndërsa gjasat janë shumë të mëdha që në gjysmësezonin e dytë ai të vesh fanellën e “romatikëve”.
Kujtojmë se Burhan Mustafa u largua nga Boreci i zhgënjyer nga kryesia e klubit, edhe pse sipas të gjitha statistikave ishte njëri ndër më meritorët që vitin e kaluar Boreci të mbetet në ligë, ndërsa këtë vit të renditet në mesin e tabelës në gjysmësezonin e parë.
Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë kanë njoftuar se afati kalimtar dimëror fillon më 15 janar dhe përfundon më 11 shkurt.