FC Prishtina, skuadër kjo që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, gjatë ditës së sotme ka njoftuar për ndryshimet e reja që kanë ndodhur në strukturat udhëheqëse, njofton “infOSport.mk”.
Kështu nga mbledhja e mbajtur me 24 dhjetor të vitit që lamë pas, për drejtor menaxhues të klubit u caktua, Bajram Sherifi, kurse për drejtor sportiv, Fisnik Kërçeli, i cili në këtë post do të zëvendësojë Granit Begollin. Ndërkohë, Agim Salihi, i cili deri më tani ushtronte detyrën e drejtorit menaxhues, tani e tutje do të luaj rolin e përfaqësuesit juridik të klubit.
Kujtojmë FC Prishtina, stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 3-të me 32 pikë, 9 pikë larg liderit, Dritës së Gjilanit, që udhëhiqet nga një tjetër strateg shkupjan, Ardian Nuhiu.