Ivan Klasniç i’a ka dalë të fitoj gjyqin me ish skuadrën e tij, Verder Bremen. Drejtësia i ka dhënë të drejtë ish-futbollistit, i cili kishte paditur klubin gjerman të Verder Bremen për dëmtim të veshkave prej mjekimeve që kishte marrë gjatë kohës që luajti me skuadrën e njohur nga Bundesliga, e ku aktualisht luan ylli shqiptarë, Milot Rashica.
10 vite pas dyerve të gjykatave dhe Verder Bremen duhet t’i kalojë në llogari kroatit rreth 4 milion euro. Klasniç, i cili me futbollin e luajtur e ka mbyllur në vitin 2013-të, ka bërë tre transplante veshkash, pasi kishte pasur probleme shëndetësore.
Avokatët e Klasniç pretendonin se klienti i tyre e kishte pësuar prej ilaçeve të shumta që klubi i kishte dhënë kundër dhimbjeve.
40-vjeçari më parë kishte marrë 100 mijë euro dëmshpërblim, por çështja u çua në një shkallë më të lartë të drejtësisë.
Matthias Teichner, avokati i kroatit, është shprehur: Asnjë para në botë nuk mund të kompensojë dëmin e konsiderueshëm dhe të përhershëm në shëndetin e klientit tim, por ky vendim është për të krijuar një ndjenjë të vendosjes së drejtësisë. Të paktën mjekët ishin të gatshëm të shprehin keqardhjen e tyre për atë që kishte ndodhur. Për mendimin tim kjo ishte shumë e vonuar”. (abcnews.al)