Mario Balotelli ka bërë një super debutim me fanellën e Moncas. Ish reprezentuesit italian i mjaftuan vetëm 4 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen debutuese me skuadrën e Monzës në Serie B kundër Salernitanës.
Baloteli u transferu me parametra zero, te skuadra që drejtohet nga Kristian Broki dhe është në pronësi të Berluskonit. Kujtojmë që për të rigjetur formën optimale, Super-Marios, ka bërë një sakrificë të madhe duhet humbur 5 kilogram në 20 ditët e fundit.
Ndryshe Monca në këtë ndeshje regjistroi fitore 3:0, ku përveç Balotelit në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Barilla (45’) dhe Armelino (90+5’).
Ishte kjo fitorja e 8-të sezonale për Moncan, skuadër kjo që me 29 pikë renditet në pozitën e tretë, me gjasa reale që të sigurojë një vend për në Serie A.