Umit Karan prezantohet te Menemenspor

Umit Karan është prezantuar te skuadra e Ligës së Parë të Turqisë, Menemenspor, njofton “infOSport.mk”.

Strategu turk i cili gjatë ditës së djeshme i dha fund qëndrimit të tij në Maqedoni, ku në 11 ndeshje udhëhoqi FC Shkupin, me skuadrën e Menemenspor ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga klubi turk, që pas 16 xhirove të kaluara në Ligën e Parë renditet në pozitën e 11-të me 19 pikë.

Leave a Reply