Premierliga rrezikon pushim dyjavor shkaku i koronavirusit

Autoritetet angleze mund të rrezikojnë të bëjnë pushim dyjavor shkaku i rasteve me COVID-19 të skuadrat.

Premierliga njoftoi për 18 raste pozitive javën e kaluar, andaj rrezikojnë të kenë pushim dyjavor, transmeton lajmi.net.

Sipas “Daily Mail”, mundësia është duke u konsideruar edhe pse ende s’është marrë asnjë vendim.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë guvernatorit dhe një tjetër pushim do të ndikojë negativisht te klubet angleze në anën financiare.

Momentalisht, lider në Premierligë është Liverpulli me 32 pikë, dy më shumë se Mançester Junajtedi që mbrëmë në frymën e fundit mundi Vulverhemptonin.

Leave a Reply