Demir Imeri vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit shqiptarë me fanellën e Vllaznisë, skuadër kjo që këtë edicion po bënë krenar gjithë shkodranët, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti kërçovarë shënoi edhe në klasiken shqiptare kundër Tiranës, ndaj së cilës skuadër Vllaznia barazoi 1:1 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Doli të jetë kjo një ndeshje shumë e luftuar dhe me raste të shumta për shënim. Sfida nisi me një Vllazni më kërkuese dhe që kishte inciativën gjatë gjithë takimit, por shtylla i tha jo golit të Ardit Hoxhajt në minutat e para dhe pas vetëm 13 minutash Ernest Muçi zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi Tiranën me një gol shumë të bukur pas një inkursioni personal.
Nga ky moment sfida foli vetëm për Vllazninë që dominoi me lojë duke shpërdoruar shumë përpara porte, sidomos me sulmuesin Haris Dilaver.
Kartoni i kuq i Torassës çerek ore përpara fundit i dha një tjetër shtysë skuadrës së Brdariç dhe saktësinë që nuk e kishte dot Dilaver në goditjet me kokë e pati Demir Imeri në minutën e 79-të kur kërceu më shumë se të gjithë në zonë dhe me kokë mposhti Visar Bekajn. Për Imerin ishet ky goli i tretë sezonal pas atyre ndaj Kastriotit dhe Skënderbeut, teksa i njëjti kishte shënuar edhe 3 gola në dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë kundër Elbasanit dhe Devollit.
Deri në fund të takimit Bekaj sërish ishet figura qendrore te Tirana, teksa ndali tentativat e Ardit Hoxhaj dhe Mevlan Adilit.
Kështu në fund vetëm barazim në super derbin shqiptarë, me Vllazninë që vazhdon të kryesojë renditjen, tashmë me 26 pikë, ndërkohë Tirana me 16 pikë renditet në pozitën e 6-të.